Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për kryeministrin Albin Kurti, një mandat tjetër në krye të Qeverisë do të ishte “për të fshirë me gomë korrupsionin që ka bërë gjatë katër viteve të fundit”, shkruan Gazeta Papirus.
“Albin Kurti, dje në hapjen e fushatës në Gjakovë, ka deklaruar se, nëse ata vijnë në pushtet, “me laps do të shkruajnë zhvillimin dhe me gomë do të fshijnë korrupsionin”. Tani, merrni parasysh: një kryeministër që ka udhëhequr për katër vite dhe ka fituar 51% të votave, dhe me të gjitha nivelet e pushtetit, po kërkon një mandat tjetër për të fshirë korrupsionin me gomë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Pra, me gomë me i shly paratë e tërhequra nga Martin Berishaj – 1.4 milionë euro, me i shly me gomë 36 milionë euro dëme në KEK, që i ka shkaktu Nagip Krasniqi, me e shly me gomë vendimin e vet për trajtimin sekret të tenderit 10-milionësh të rezervave shtetërore, me i shly me gomë qindra mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarë dhe me i shly me gomë 2123 kontrata sekrete, të bëra në katër sy”, shtoi ajo.
“A e shihni tash për çka i duhet Albinit edhe një mandat? Me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite”, tha Bajrami.
Postimi i saj i plotë: