Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhë poshtë raportimet se Lidhja Demokratike është në bisedime me VV’në për një koalicion qeverisës.
Bajrami në një përgjigje për GazetaBlic theksoi se një raportim i tillë nuk është i vërtetë.
“Jo, nuk është e vertetë”, tha shkurt Bajrami.
Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figura të tjera të njohura të LDK-së arritën të sigurojnë mijëra vota, duke treguar besimin e elektoratit dhe programin që shpalosën gjatë fushatës zgjedhore.
Ndër kandidatët më të votuar ishin personalitete të njohura të partisë, e megjithatë kishte edhe surpriza.
Derisa procesi i numërimit ende po vazhdon, deri më tani kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka marrë 94 mijë e 778 vota.