Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, njëherit profesor i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se në rast të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, Gjykatës Kushtetuese duhet t’i jepen kompetenca shtesë.
Ai ka thënë se duhet t’i thuhet jo një Asociacioni që tejkalon kompetencat kushtetuese.
“Në momentin kur themelohet Asociacioni duhet menduar seriozisht që t’i jepet kompetencë shtesë Gjykatës Kushtetuese. Momentin që themelohet Asociacioni duhet krijuar tre mekanizma mbikëqyrës. E para instrumentet e kontrollit administrativ që bëhet te ministria e Pushtetit Lokal ku krahas divizionit të komunave duhet të krijohet edhe njësia e inspektoratit administrativ. Instrumenti i dytë është kontrolli qeveritar. Qeveria e ka nën kontroll Asociacionin nëse ka tendenca për t’u shndërruar në një pushtet të tretë. Niveli i tretë është Gjykata Kushtetuese, të cilës duhet dhënë një kompetencë shtesë. Ashtu siç i vlerëson kushtetueshmërinë e statutit të komunave, njëjtë të bëjë edhe Asociacionin”, ka thënë ai në KTV, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se nëse themelohet Asociacioni, Gjykatës Kushtetuese duhet me ja dhënë këtë autoritet shtesë.