‘‘Na vjen shumë keq’’, ka deklaruar Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dështimit të sotëm të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka deklaruar se komisioni i propozuar për votim të fshehtë është shkelje ligjore, pjesë e secilit, Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk bëhet.
‘‘Na vjen shumë keq, prej datës 15 prill jemi takuar çdo 48 orë, tash LVV ka ndryshuar strategjinë në vend se të vendos emrin e Haxhiut, ka bërë taktikë dhe po kërkon votë për një komision për votim të fshehur e cila tashmë e kemi diskutuar, që është shkelje ligjore dhe kushtetuese. Ne në fakt nuk do të votojmë dhe nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë. Na vjen jashtëzakonisht keq sidomos për zotin Dehari, i cili si kryesues nuk përfaqëson LVV-në, nuk është aty pëpr shkak se partia e tij është fituese, por për shkak të moshës, ai duhet të përcjell skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit, dhe jo skenarin të cilin e fut LVV-ja. Ne nuk kemi votë për Haxhiun, e kemi deklaruar, vota jonë është kundër’’, ka thënë ajo. / Gazeta Papirus/