Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar ashpër gazetarin Baton Haxhiu pas publikimit të sondazhit të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me Albanian Post, i cili u shpalos sonte në “Pressing”.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci, i nervozuar ma rezultatet e këtij sondazhi, ka publikuar një deklaratë të Haxhiu para zgjedhjeve të vitit 2021.
Postimi:
Në T7 qenka Baton Haxhiu duke e prezantuar një sondazh të fundit që e nxjerr LV-në më pak se 50%. Trashëgimia e tij, ia humbi edhe atë pak kredibilitet që mund ta ketë pasur ky sondazh. Ja çka thoshte Batoni para zgjedhjeve të viti 2021.