Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, u ka bërë thirrje partive politike opozitare që t’i përgjigjen ftesës së Glauk Konjufcës për takim konsultativ me 8 prill për formimin e institucioneve të reja. Sipas tij, mospërgjigjja ndaj ftesës do të nënkuptonte mospërfillje të institucioneve.
Deputeti Bajqinovci në një përgjigje për rtv21 është shprehur i bindur se në seancën e 15 prillit do të zgjidhet kryetari i Kuvendit nga Vetëvendosje si parti fituese, transmeton Gazeta Papirus.
Unë mendoj se ato duhet t’i përgjigjet për shkak se më datën 15 prill presidentja e ka thirr seancën e parë dhe duhet të ketë një marrëveshje sepse dihet me ligj se kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve. Mos përgjigja për takim nga partitë opozitare i bie mos përfillje e institucioneve. Unë mendoj se ata do t’i përgjigjen dhe me datën 15 do të krihen trupat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari, nënkryetari dhe të tjerët”.
Deputeti Bajqinovci nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas konstituimit të Kuvendit më 15 prill, po atë ditë mund të formohet edhe Qeveria e re, siç ka pohuar, numrat për Qeverinë e re i kanë siguruar.
“Besoj se i kemi numrat edhe për kryetarin e Kuvendit edhe për Qeverinë e re. Unë besoj se Qeveria e Kosovës do të formohet këtë muaj. Besoj se edhe Qeveria do të zgjidhet më 15 prill, por për këtë ende nuk kemi ndonjë konfirmim, sepse ende nuk jemi mbledhur, por besoj se po do të rregullohen të gjitha trupat edhe të Kuvendit por edhe të Qeverisë. Ne do t’i kemi 61 deputetë për krijimin e Qeverisë së re. Por, ne me Listën Serbe nuk bashkëpunojmë dhe nuk na duhen votat e tyre”.