B.M është babai 82-vjeçar i cili plagosi të bijën e tij R.M me armë gjahu pas një konflikti të çastit dhe më pas i dha fund jetës së tij me armën që qëlloi të bijën 40-vjeçare.
R.M ndodhet aktualisht në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve kishte një javë që ishte kthyer në Lushnjë, në shtëpinë e të atit.
Më parë ajo jetonte e vetme në Tiranë, pasi ishte e divorcuar ndërsa fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat