Prenk Nreca nga fshati Pjetrashan i Gjakovës ka vite që këtë shtëpi e ndan me 5 fëmijët e tij. Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, padyshim që vështirësitë për të rritur fëmijët i vetëm kanë qenë të mëdha. Megjithatë ai thotë se ia del, pasi jetën po ua kushton atyre.
39-vjeçari jeton me asistencë sociale, ani pse shpeshherë punon dhe fëmijët i lë vetëm në shtëpi.
Gjithçka që Nreca nga Gjakova kërkon është ndërtimi i një shtëpie për 5 fëmijët e tij.