Një burrë është arrestuar dje në Podujevë nën dyshimin për veprën penale “privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar pasi që përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.
Detaje rreth motivit të këtij rasti nuk janë dhën. L.N