Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje verbale.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë për t’u liruar pas këndelljes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, ndërkaq në polici është cilësuar si “Dhunë në familje”.