Dhuna në familje konsiderohet si një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimat e kësaj dhune nuk njohin moshë apo gjini, shpesh herë janë fëmijë, gra e prindër.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë ku një person është arrestuar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre fëmijët e tij të mitur së bashku me nënën e tyre.
Kurse, menjëherë pas këtij sulmi viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar për media se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Fushë Kosovë.