Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale.
I pyetur se a do të jetë kandidat për kryetar të Ferizajt, ai tha se i pari e ka shpalosur garën e tij atje dhe u shpreh se s’ka ndryshuar asgjë.
“Unë i pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj dhe nuk ka ndryshuar asgjë, unë përgatitjet e mia i kam atjen, në terren jam gjatë gjithë kohës”, u shpreh tutje Azemi./Klankosova.tv