GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

AVONET fajëson KQZ-në, ia numëron dështimet

14/02/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
AVONET fajëson KQZ-në, ia numëron dështimet
Share on FacebookShare on Twitter

Vonimi i pajustifikueshëm i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale, është vlerësuar si një dështim i drejtpërdrejt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të zbatuar afatet ligjore. Kështu ka thënë Aolta Bajrami, hulumtuese e rrjetit të organizatave joqeveritare, AVONET.

Nga qendra e numërimit në Komunën e Ferizaj, Bajrami ka theksuar se po ashtu problemet teknike në softuerin zgjedhor që paralizuan procesin, rriten pasigurinë e qytetarëve për besueshmërinë e zgjedhjeve. Derisa sfidë tjetër gjatë monitorimit, ajo ka thënë se është mungesa e trajnimit të komisionerëve.

Në një konferencë për media të premten, Bajrami ka theksuar se nëse vazhdohet me ketë ritëm të vonesave në numërim të votave për deputetë, procesi mund të zgjasë më shumë se një jave.

Ndërsa konsideron se kjo situatë është e papranueshme.

“Si AVONET, kemi monitoruar nga afër çdo fazë të zgjedhjeve, duke monitoruar veçanërisht procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale në Ferizaj. Për fat të keq, ajo që kemi parë në terren është shqetësuese dhe kërkon reagim urgjent. Në dy deklarata të mëparshme, kemi ngritur alarmin për vonimin e pajustifikueshëm të fillimit të numërimit, një dështim i drejtpërdrejt i KQZ-së për të zbatuar afatet ligjore. Problemet teknike në softuerin zgjedhor që paralizuar procesin dhe rriten pasigurinë e qytetarëve për besueshmërinë e zgjedhjeve. Monitorimi ynë ka zbuluar po ashtu mungesën e trajnimit të komisionereve dhe stafit të numërimit. Në shumicën e qendrave të monitoruara vëzhguesit tanë kanë raportuar se komisionerët nuk kishin njohuritë bazë për procedurat e numërimit. Ishte e paqartë ndarja e përgjegjësive dhe roleve të tyre, në disa raste vëzhguesit tanë të ndërhynë për të qartësuar rregullat e KQZ-së. Kjo situatë është e papranueshme”, theksoi Bajrami.

Përgjegjësinë kryesore për mungesë të trajnimit të mirëfilltë ajo e ka hedhur te KQZ.

“Ne nuk mund të kërkojmë përpikëri në zbatimin e rregullave nga individë që nuk janë të pajisur me aftësitë e nevojshme për të bërë këtë, përgjegjësia kryesore bie mbi KQZ-në, e cila nuk ka siguruar trajnimin e duhur, këto mangësi kanë kosto të larta, sfidojnë besimin publik në institucione, rrezikojnë destabilizimin e procesit demokratik. KQZ duhet të zbatojë një plan emergjent për të zgjidhur menjëherë problemet teknike që kanë bllokuar sistemin. Për zgjedhjet e ardhshme duhet të organizojë trajnime të detajuar që kjo situatë të mos përsëritet më. Do të vazhdojmë monitorimin tonë dhe do të kërkojmë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, demokracia është kujdes dhe vigjilencë. Vlen të theksohet se në QKN për kandidatë në Ferizaj po zbatohet një praktikë efikase ku vëzhguesit dhe komisionerët janë në mënyrë paralele dhe kanë mundësi të shohin komisionerët tek numërojnë votat, këtë praktikë e kanë marrë edhe komunat tjera”, tha ajo.

Ndërsa ka shtuar se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vonesave në Qendra Komunale të Numërimit, të votave për deputetë, ka thënë se procesi mund të zgjasë më shumë se një javë.

“Ajo që kemi parë në terren e cenon mjaftë shumë integritetin, besueshmërinë e zgjedhjeve dhe rezultateve preliminare, pasi që mos të them se trajnimet kanë qenë vetëm sa për sy e faqe dhe nuk kanë pas ndonjë efekt, kanë qenë të shkurta dhe po shohim rezultatin tani…Në qoftë se shohim në perepsketivë më të gjerë mungesa e komisionerëve po e shpërfaq mungesën e vullnetit të qytetarëve t’i besojnë partive politike për nga e kaluara nëse flasim. Është mirë që partitë politike të organizojnë trajnime dhe të fitojnë sërish besimin e qytetarëve që kur ju duhet për komisioner të jenë ata aty…Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në dhe kemi kërkuar që të rregullohet edhe sistemi softeurik, pasi në Ferizaj dje ka filluar procesi i numërimit dhe ka pas vonesa të shumta gjatë procesit të numërimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm që jemi tani, besoj se procesi do të zgjasë mos të them më shumë se një javë. Kjo s’është në rregull”, nënvizoi Bajrami.

Në Ferizaj, partia qe prin me vota në ketë komunë është Vetëvendosje me rreth 51 për qind, sipas rezultateve të KQZ-së, e pasuar nga PDK me rreth 26 për qind.

Tags: #kqz #avon
ShareTweetShare
Previous Post

Arratisja e 22-vjeçarit nga Pallati i Drejtësisë, Gjykata: Iku sapo pranoi aktvendimin për caktimin e paraburgimit

Next Post

Rezultati i zgjedhjeve, Krasniqi: Tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën

Next Post
Rezultati i zgjedhjeve, Krasniqi: Tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën

Rezultati i zgjedhjeve, Krasniqi: Tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën

Lajmet e fundit

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19/05/2025
Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

19/05/2025
Gruda i PDK’së: VV po i jep prioritet Albulena Haxhiut karshi institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Kosovës

Gruda i PDK’së: VV po i jep prioritet Albulena Haxhiut karshi institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Kosovës

19/05/2025
Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Një burrë raportohet i zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

19/05/2025
Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

Kaja Kallas këtë javë viziton Kosovën

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

Peci thotë se është në dorën e opozitës që të ketë ndonjë risi në Kuvend

19/05/2025
Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

Incident me armë në Drenas, policia konfiskon 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19/05/2025
Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.