Avokati i ish-kryeparlametarit Kadri Veseli, Ben Emmerson ka folur sot në seancën ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Emmerson në një moment të seancës përmendi falsifikime nga ana e shërbimeve sekrete ruse e serbe.
“Dua t’i them kërkesat e bëra në vijim: E para që ju të shtyni marrjen e vendimit për materialet e rregullit 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të intelegjencës së Serbisë në dritën e çështjeve që u ngritën në seancë private, dhe në këtë kërkesë do të përfshihen falsifikimet jo vetëm të shërbimeve të Serbisë por edhe të Rusisë”, tha ai.
Pas kësaj fjalie, dhe para se kjo të ishte publike, seanca ishte krejt private dhe e redaktuar.
Ai kërkoi nga gjykatësi që në formë emergjente të shqyrtojë edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.