Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt.
Dëshmitari me kodin 4748 më 12 maj nisi t’u përgjigjej pyetjeve të avokatit Kehoe.
Ai do të duhet t’i përgjigjet edhe pyetjeve Ben Emmerson, avokatit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vazhdoi sot me dëgjimin e dëshmitarit të katërt.
Dëgjimi u bë në seancë private.