Avokati i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj kërkoi lirimin e klientit të tij i cili u paraqit për herë të parë në Gjykatën Speciale pasi u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Unë e kundërshtoj ligjshmërinë e arrestimit dhe paraburgimit të klientit tim. Pikë së pari, kam diçka për të thënë: Ne e kuptojmë por nuk e dimë saktësisht – dhe mbase ZPS-ja mund të na ndihmojë në të njëjtën lëndë gjyqësore është edhe një person që nuk është në paraburgim dhe që është ftuar të paraqitet vetë me vullnetin e tij të lirë përpara këtij trupi gjykues. Pyetja ime është pse nuk mund të ndodhte e njëjta gjë për klientin tim?”, tha avokati.
Ai tha se Smakaj “ka qenë objekt i një kërkimi më 30 shtator, më shumë sesa përpara një viti”, ku, siç tha, i ishin sekuestruar një mori sendesh, por ai s’ishte arrestuar.