GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Avokati i Selimit: Të bindur se në fund të këtij procesi do të ketë rezultat pozitiv

04/04/2025
në Drejtësi, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Avokati i Selimit: Të bindur se në fund të këtij procesi do të ketë rezultat pozitiv
Share on FacebookShare on Twitter

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, në një intervistë për Klan Kosovën, është shprehur se është i lumtur që pas katër vjetëve i janë dalë në fund çështjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar përcjell Gazeta Papirus.

Ai ka shtuar se pret një rezultat pozitiv në fund të krejt procesit gjyqësor në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.”Jam i lumtur t’ju përgjigjem pyetjeve të juaja dhe siç dihet, pas 4 vjet e gjysmë prej kur Z. Selimi është në mbajtje jemi të lumtur që kemi arritur në fund të çështjes së Prokurorisë. Janë bërë 2 vjet gjatë së cilave patjetër se kemi sfiduar shumë provat e Prokurorisë, kemi ruajtur pozicionin që kemi pasur edhe në fillim të këtij rasti sa i përket shqetësimeve për provat e Prokurorisë, dhe jemi të bindur se në fund të këtij procesi do të ketë rezultat pozitiv për Z. Selimi”.

Roberts ka folur edhe për zhvillimet në seancat private, në aspektin se a është akuzuar Selimi nga ndonjë dëshmitar.

“Natyrisht që nuk mund të flas për ato çfarë është thënë në seanca private nga ndonjë dëshmitar. Keni të drejtë kur thoni se pretendimet që lidhen me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale kanë shumë pak lidhje me Z. Rexhep Selimi personalisht por nuk mund ta komentoj specifikisht ndonjë pretendim apo ndonjë dëshmitar nga seancat private”, ka thënë Roberts.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Tags: Geoffrey Robertshageprocesi
ShareTweetShare
Previous Post

E dhimbshme: Humb jetën aksidentalisht polici Alban Tolaj

Next Post

Vdekja e policit në Prishtinë, Policia jep detaje

Next Post
Vdekja e policit në Prishtinë, Policia jep detaje

Vdekja e policit në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.