GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Avokati i Popullit reagon ndaj Speciales për Thaçin: Veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut

19/03/2025
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Avokati i Popullit reagon ndaj Speciales për Thaçin: Veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u lejua nga Haga për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Për këtë refuzim është deklaruar edhe Avokati i Popullit Naim Qelaj.

Refuzimin e Speciales ndaj Thaçit, ai e ka quajtur shkelje të  të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit të drejtësisë humane.

“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”, tha Qelaj, raporton klankosova, transmeton Periskopi.

Qelaj theksoi se në raste kur të akuzuarit humbin familjarët, atyre duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”, theksoi Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit theksoi se  gjatë tërë kohës, ka ngritur shqetësimet për trajtimin që po u bëhet të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

“Avokati i Popullit në vijimësi ka shprehur shqetësimin  për nevojën e garantimit të trajtimit me dinjitet dhe human të të akuzuarve dhe të paraburgosurve në procesin penal, veçanërisht në Dhomat e Specializuara. Respektimi i të drejtave të akuzuarve në procedurën penale është një detyrim kushtetues dhe ligjor që duhet të përmbushet nga të gjitha institucionet e drejtësisë që veprojnë në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.

“Për Avokatin e Popullit, çdo autoritet i drejtësisë ka për obligim të respektojë trajtimin me dinjitet dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave themelore të të paraburgosurve. Në këtë kontekst, rithekson rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit asnjë person i akuzuar nuk duhet të trajtohet si fajtor përpara një vendimi të formës së prerë nga gjykata”.

Meqenë se ish-krerët e UÇK-së gjenden për më shumë se katër vjet e gjysmë, Naim Qelaj tha se zgjatja e tepërt e kësaj mase, nuk duhet të përdoret si presion apo ndëshkim.

“Zbatimi i këtyre parimeve në praktikë është thelbësor për të garantuar një proces të drejtë, një trajtim me dinjitet të të akuzuarve dhe një sistem drejtësie që respekton të drejtat themelore të njeriut”.

Në fund, Avokati i Popullit, foli edhe rreth mundësisë që ky institucion të ankohet ndaj Speciales për këtë qasje.

“Për më shumë, me ndryshimet kushtetuese dhe me ligjin për dhomat e specializuara, mandatit të Avokatit të Popullit i referohet vetëm në mandatin për të kontestuar ligjet përpara Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe në mandatin për të ofruar mendime amicus curiae, siç është përcaktuar sipas nenit 34(9) të këtij ligji: “Në pajtim me Amendamentin nr. 24 dhe nenin 135(4) të Kushtetutës, Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara i caktuar sipas nenit 34(9) të këtij ligji, si dhe Ombudspersoni i Republikës së Kosovës, mund t’i referohen sipas nenit 113(2) Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, tha Avokati i Popullit.

Tags: Avokati i PopullitHAshim ThaçiNaim Qelaj
ShareTweetShare
Previous Post

Identifikohen eshtrat e një personi të zhdukur në luftë, njoftohet familja nga Rahoveci

Next Post

PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

Next Post
PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

Lajmet e fundit

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari nuk po respekton rregullat, Kuvendi s’po e do Haxhiun

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari nuk po respekton rregullat, Kuvendi s’po e do Haxhiun

11/05/2025
Një ish-polic arrestohet në Shqipëri pasi publikoi fotografi duke e votuar Ministrin e Brendshëm

Një ish-polic arrestohet në Shqipëri pasi publikoi fotografi duke e votuar Ministrin e Brendshëm

11/05/2025
Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, këto ja janë qarqet që kryesojnë

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, këto ja janë qarqet që kryesojnë

11/05/2025
Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

11/05/2025
Aksident në Veternik, përfshihen tri vetura

Aksident në Veternik, përfshihen tri vetura

11/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari nuk po respekton rregullat, Kuvendi s’po e do Haxhiun

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari nuk po respekton rregullat, Kuvendi s’po e do Haxhiun

11/05/2025
Një ish-polic arrestohet në Shqipëri pasi publikoi fotografi duke e votuar Ministrin e Brendshëm

Një ish-polic arrestohet në Shqipëri pasi publikoi fotografi duke e votuar Ministrin e Brendshëm

11/05/2025
Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

11/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.