GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Avokati i Popullit për rastin e Thaçit: Gjykata Speciale veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut

19/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Avokati i Popullit për rastin e Thaçit: Gjykata Speciale veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit të drejtësisë humane, refuzimin që Gjykata Speciale ia bëri Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë për varrimin e babait.

Thaçit për dy herë iu refuzua ardhja në Kosovë edhe kur babanë e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore, përderisa ende nuk ka përgjigje për kërkesën që ai e bëri për të ardhur në varrim.

Në një përgjigje për gazetën “Nacionale”, avokati i Popullit në Kosovë, ka deklaruar se në raste kur të akuzuarit humbin familjarët, atyre duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”.

“Po ashtu, dinjiteti i të paraburgosurve duhet të mbrohet në çdo fazë të procesit, përfshirë kushtet e mbajtjes dhe trajtimin e tyre nga autoritetet. Çdo formë trajtimi çnjerëzor apo degradues është e papranueshme dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit ka bërë me dije se gjatë tërë kohës, ka ngritur shqetësimet për trajtimin që po u bëhet të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

“Avokati i Popullit në vijimësi ka shprehur shqetësimin e tij për nevojën e garantimit të trajtimit me dinjitet dhe human të të akuzuarve dhe të paraburgosurve në procesin penal, veçanërisht në Dhomat e Specializuara. Respektimi i të drejtave të akuzuarve në procedurën penale është një detyrim kushtetues dhe ligjor që duhet të përmbushet nga të gjitha institucionet e drejtësisë që veprojnë në Republikën e Kosovës”.

“Për Avokatin e Popullit, çdo autoritet i drejtësisë ka për obligim të respektojë trajtimin me dinjitet dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave themelore të të paraburgosurve. Në këtë kontekst, rithekson rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit asnjë person i akuzuar nuk duhet të trajtohet si fajtor përpara një vendimi të formës së prerë nga gjykata”, ka thënë ai.

Duke qenë se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë në paraburgim për 4 vjet e gjysmë, avokati Qelaj ka thënë se zgjatja e tepërt e kësaj mase, nuk duhet të përdoret si presion apo ndëshkim.

“Paraburgimi duhet të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe nuk duhet të shndërrohet në një formë ndëshkimi të parakohshëm. Për më tepër, tej zgjatja e paraburgimit cenon të gjitha këto të drejta dhe e deformon qëllimin e kësaj mase, e cila duhet të shërbejë vetëm për sigurimin e procedurës dhe jo të përdoret si një formë dënimi të fshehtë. Prandaj, gjykatat duhet të sigurojnë që çdo masë paraburgimi të rishikohet rregullisht dhe të mos përdoret si mjet presioni apo ndëshkimi”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit, kohë më parë kishte realizuar vizitë në Hagë, dhe me t’u kthyer kishte evidentuar shumë probleme në aspektin e të drejtave të njeriut, dhe formën e trajtimit në Gjykatën Speciale.

Tags: AvokatiHAshim ThaçiNaim Qelja
ShareTweetShare
Previous Post

Krejt çka u sekuestrua nga aksioni në veri

Next Post

Glauk Konjufca shkon për ngushëllime te familja e Thaçit

Next Post
Glauk Konjufca shkon për ngushëllime te familja e Thaçit

Glauk Konjufca shkon për ngushëllime te familja e Thaçit

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.