Gjatë ditës së djeshme, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri.
Aty janë konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave në mesin e tyre 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë, që bëjnë rreth 638 mijë euro.
Ky operacion policor ngjalli reagime tek faktori ndërkombëtar, që këtë zhvillim e quajtën të pakoordinuar.
Por, sipas avokatit Tomë Gashi, mirë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka bërë fare koordinim me ndërkombëtarët.