Mark Ellis është Drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Ellis ka folur për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ellis ka thënë se plotësimi i aktakuzës me detaje të reja, e vonon edhe më shumë nisjen e gjykimit. Sipas tij, problemi kryesor në këto procedura, do të jetë kohëzgjatja e gjykimit e cila duhet të bëhet në kohë të arsyeshme.
Përderisa, sipas Ellis, mbajtja në paraburgim gjithashtu është sfidë ndërkombëtare.
Drejtori i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, ka theksuar se është vështirësi sigurimi i dëshmitarëve dhe dilemat që kanë qytetarët e Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara të Hagës.
“Kohëzgjatja e gjykimeve në nivelin ndërkombëtar, është kritika kryesore. Fatkeqësisht një periudhë 8 deri në 10 vjet nuk është e pazakontë për gjykimet penale ndërkombëtare, të cilat janë dukshëm më komplekse se gjykimet e brendshme përfshirë numrin e dëshmitarëve e sasinë e provave. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka përcaktuar katër kritere nëse kohëzgjatja e procedurës është e arsyeshme: kompleksiteti i çështjes, sjellja, kërkesat e autoriteteve dhe interest e tjerë. Megjithatë, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale kjo nuk ka ecur aq mirë. Jean Pierre Bemba bëri paraqitjen e parë në Tribunal në vitin 2008. Gjykimi filloi në vitin 2010 dhe zgjati katër vjet. Kaluan dy vite para se gjykata ta shpallte fajtor në vitin 2016. Dy vite të tjera pasi Apeli e shpalli të pafajshëm në vitin 2018. Kështu ai ka qenë në paraburgim për gati një dekadë”, ka thënë avokati./lajminet