GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Avokatët nuk përjashtojnë lirimin e Gucatit e Haradinajt: Ata kanë edhe tri gjykata për t’u ankuar

18/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
S’ka marrë ende fund: Haradinaj do të apelojë vendimin e Speciales
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ish-kryetarin dhe ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Sipas afatit ligjor, Gucati e Haradinaj kanë mundësi të paraqesin ankesë kundër vendimit të gjykatës brenda 30 ditësh, gjë që e kanë paralajmëruar avokatët e tyre.

Avokati kosovar i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Tahir Rrecaj, në një prononcim për lajmi.net ka bërë të ditur se ankesat e Gucatit dhe Haradinajt mund të shkojnë në instanca më të larta të gjykatës, ku edhe mund të ndryshohet vendimi i gjykatës në shkallën e parë.

“Po mundet me shku në dhomat e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara, pastaj Gjykata Supreme dhe Dhomat e Gjykatës Kushtetuese, ku dërgohet kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Rrecaj.

Sa i përket mundësisë së zvogëlimit të dënimit ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati Rrecaj ka thënë se kjo varet nga vlerësimi i instancave më të larta të gjykatës në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Kjo varet nga rrethanat e rastit, nuk kam informacion të saktë lidhur me provat e paraqitura. Por, mundësitë e Apelit, Supremes apo Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Dhomave të Specializuara janë që mund ta ndryshojnë vendimin e shkallës së parë, ta kthejnë në rivendosje, t’i lirojnë etj. Pra, mundësitë ligjore ekzistojnë, e sa janë ato reale apo jo, vlerësohen nga gjykatat më të larta”, ka thënë Rrecaj.

Njëjtë është shprehur edhe avokatja Fehmie Bytyqi, e cila ka thënë se vendimi i sotëm ndaj Gucatit e Haradinajt nuk është vendim i formës së prerë, andaj edhe mund të apelohet ndaj tij në instancat më të larta.

Ajo ka thënë se nga aspekti profesional, mendon se Gucati e Haradinaj do të lirohen krejtësisht nga akuzat.

“Me provat aktuale që i kanë siguruar dhe me rrjedhën e procedurës, nga aspekti profesional unë mendoj se këta do të lirohen krejtësisht nga akuza. Duke u bazuar me rrjedhën e procedurës, pra se si ka ndodh me ato materiale e si kanë ardhur në zyrën e tyre, pasi që Kosova ende nuk e di se si kanë ardhur, andaj në këtë rast duhet të zhvillohen së pari hetime brenda Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale se si kanë rrjedhë ato dokumente që kanë ardhur në atë zyrë në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Kujtojmë se Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes. /Lajmi.net/

Tags: Gjykata Specialehysni gucatinasim haradinaj
ShareTweetShare
Previous Post

Martohen Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Next Post

Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës

Next Post
Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës

Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës

Lajmet e fundit

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.