Avokatët e akredituar nga Specialja zgjerimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku u përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po cilësohet si zvarritje e procesi.
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura
Arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë mbrojtjes që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura. Arsye të tjera nuk ka, thjeshtë dyshojë që këto prova të cilat i kanë sjellë tani në aktakuzën e zgjeruar Prokuroria nuk i ka pasur edhe në fillim kur është ngritur aktakuza mirëpo kjo është një manovër strategjike e Prokurorisë që t’a mbajë mbrojtjen në tension dhe të mos i jap kohë të mjaftueshëm e për përgatitjen e mbrojtjes sepse çdo zgjerim i aktakuzës shkakton zvarritje të procesit e çdo zvarritje e panevojshme e procesit i afekton në mënyrë direket të drejtat e të pandehurve sepse dihet se një prej të drejtave elementare të të pandehurit në procedurë penale është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm, ndërsa me zgjerimin e aktakuzës ky zgjerim parim do të shkelet doemos”.
Madje ai ka shtuar se procedura duhet të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar sepse të akuzuarit janë duke u mbajtur në burg ende pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Nëse Prokuroria vazhdon me këto manovra procedurale dhe edhe në faza të tjera të procedurës zgjeron aktakuzën atëherë me siguri që do vije deri tek zvarritje e procedurës. Zvarritja e procedurës në këtë proces nuk duhet të ndodh sepse të pandehurit janë në paraburgim dhe secili ligj procedural i një shteti demokratik e parasheh që në rastet kur i pandehuri mbahet në paraburgim, procedura duhet të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar sepse ata janë duke u mbajtur në burg ende pa një vendim gjyqësor të formës së prerë”.
Nëse ata do të kishin pasur fakte nuk do të kishin thirrur më shumë se 300 dëshmitar. Një rast i fortë i Prokurorisë provohet me shumë më pak dëshmitar. Siç po shihet Prokuroria po mundohet që cilësinë e provave ta zëvendësojë me sasinë e provave sepse dihet që një rast i fortë i Prokurorisë dëshmohet me pak prova. Kjo përpjeke e Prokurorisë është gjykuar që të dështojë”.
Ai sqaroi se duhet të reagojnë avokatët sepse Rregullorja e procedurës dhe provave nuk parasheh ndonjë mjet juridik të institucioneve të Kosovës në rast se zgjerohet aktakuza, por parasheh mjete juridike për mbrojtjen.
“Këtu duhet të reagojnë avokatët sepse procedura është e tillë, rregullorja e procedurës dhe provave nuk parasheh ndonjë mjet juridik të institucioneve të Kosovës në rast se zgjerohet aktakuza por parasheh mjete juridike për mbrojtje, kështu në bazë të nenit 90 të rregullave të Procedurës dhe provave mbrojtja ka të drejtë që në përputhje me rregullën numër 97 të sfidojë aktakuzën e ndryshuar në aspekt të juridiksionit maksime formale dhe bashkimit apo veçimit të procedurës, dhe nëse prapë mbrojtja nuk është e kënaqur me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në lidhje me këto parashtresa mund të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit”.
Edhe Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, ka komentuar plotësimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Hodaj ka thënë se pikat e aktakuzës janë të njëjta, të akuzuarit janë të njëjtit vetëm është zgjeruar në kuptim të disa vendeve ku këta dyshohet që kanë pasur përgjegjësi komanduese.
“Arsyet e brendshme nuk i dimë, por ato ika dhënë Prokuroria me publikimin në uebsite. I ka futur edhe dy vende si pjesë e aktakuzës. Pikat e aktakuzës janë të njëjta, të akuzuarit janë të njëjtit vetëm është zgjeruar në kuptim të disa vendeve ku këta dyshohet që kanë pasur përgjegjësi edhe për këto dy vendeve të tjera në kuadër të atyre të gjithë pikave të tjera të aktakuzës”.
Tutje ka shtuar se ky zgjerim i aktakuzës i jep të drejtën palës mbrojtëse që ta kundërshtojë atë, duke shtuar se procesi do te zgjatet, raporton EO.
“Rrjedhimisht ky zgjerim i aktakuzës i jep të drejtën palës mbrojtëse që t’i kundërshtojë prej fillimit zgjerimin e aktakuzës dhe kjo pastaj e prolongon procedurën rrjedhimisht të zgjasë disa vite më shumë sepse mbrojtja tani ka të drejtën t’i kundërshtojë këtë kërkesë për hedhjen poshtë të këtij zgjerimi të aktakuzës. Ky zgjerim i aktakuzës e zvarritë goxha shumë procedurën. Në kuadër të rregullave dhe procedurës së provave janë ato afatet e kundërshtimit dhe kjo e zgjat procedurën