Ka ndërruar jetë Dash Golaj, veprimtari dhe aktivisti i LDK-së, si dhe miku i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Për këtë ka njoftuar Avdullah Hoti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Dash Golaj “ka qenë plak i urtë e i mençur”.
“Kontributi i Bacës Dash për liri dhe pavarësi, për pajtimin e shumë familjeve dhe ndihma për popullin tonë gjatë ditëve më të vështira për ta, e bën të përjetshëm kujtimin për të”, është shprehur Hoti.