Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se ne bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i partë i statutit të Asocicaionit duhej të përpilohej nga një ekip menaxhues prej katër serbëve bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, OSBE’në dhe BE’në.
Deputeti Hoti thotë se vetëm kryeministri Kurti e di se pse ka lejuar që propozimin për draftin ta propozojë një ekip i tillë.
Ai ka drejtuar edhe pesë pyetje në adresë të kryeministrit Albin Kurti.
“1. Përse Kurti nuk e kundërshtoi këtë veprim?
2. Përse nuk kërkoi që drafti i statutit të përgatitej sipas procedurës së dakorduar qysh më 2013?
3. Përse Kurti nuk po e shpall të pavlefshme punën e atij ekipi menaxhues duke qenë së është punuar jashtë procedurave të parapara me marrëveshje?
4. Përse nuk e cakton ekipin e ri përmes Ministrit Krasniqi dhe të sigurohet se vetë Ministri Krasniqi merr pjesë në draftimin e statutit bashkë me OSBE-në dhe BE-në?
Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!”, ka shkruar Hoti.
Më poshtë keni reagimin e plotë të tij. /gazetametro.net