Aktivistja Zana Avdiu i ka reaguar Bashkësisë fetare të Kosovës, të cilët përmes një deklarate kanë kërkuar nga deputetët, Qeveria dhe institucionet tjera që të heqin dorë nga përfshirja e kësaj të drejte në Kodin e ri Civil, ku hyjnë edhe martesat e gjinisë së njëjtë.
Avdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Bashkësive fetare nuk u takon të merret me këto çështje, ndërsa i sugjeron ata që të mblidhen dhe t’u ndihmojnë familjeve në nevojë.
Sipas saj, BIK-u nuk duhet të merret me çështje të cilat do të shkelnin të drejtat e njeriut.
“Para se të merrni me këto çështje që nuk ju takojnë, sepse ligjet i bën tjetër kush, është mirë me u mbledh në një mbledhje urgjente e bashkësive fetare dhe në këtë kohë krize t’ju ndihmojnë familjeve të varfëra. Dhe më shumë do t’ju përkiste feve të cilat ata i përkasin, sesa të merreshin në gjana që do të thirreshin në shkelje të drejtave të njeriut”, tha Avdiu.