Diplomatja e shquar dhe autorja malajziase, Fauziah Mohd Taib, doli me një shkrim në gazetën në gjuhën angleze të Singapori “The Straits Times”, gazetë kjo afër 200 vjeçare e vjetër, ku shkroi rreth procesit gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara të luftës. Qysh në titull, autorja jep konstatimin e natyrës së kësaj çështje. “Ironia tragjike e Presidentit Thaçi, tre liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar me krime lufte”. Tabloja që jep ajo për vitet e 90’a dhe ngjarjeve të kohës, kthen përmbys tërë pretendimet e aktakuzës.
Fauziah Mohd Taib, në fund të shkrimit tregon se kishte qenë vetiu në Kosovë disa muaj para se të niste procesi gjyqësor dhe ka shkuar nëpër vendet ku në aktakuzë shënohen pretendimet se kanë ndodhur krime. Ajo madje ndan edhe biseda me njerëz.
“Teksa po kthesa në Hagë, një taksist kosovar më tha se nuk ka dëgjuar kurrë për Malazjinë dhe se duhet të jetë një vend i vogël. I thash që Malajzia është një vend 30 herë më i madh se Kosova me një popullatë 18 herë më të madhe. Malazjia është gjithashtu vendi i parë aziatik që e ka njohur Kosovën më 2008. Por, nuk i tregova që njëri nga heronjt e tij të luftës (Hashim Thaçi) po mbrohet nga një avokate malajziase”, shkroi ajo.
Autorja hedh vështrimin në kohën kur ZPS-ja ngarkon me pretendime të kryerjes së krimeve nga ish-Krerët e UÇK-së. Ajo jep peizazhin se si ka qenë.
“Ishte një kohë kur serbët, nën Millosheviqin, synuan spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët. Duke filluar nga viti 1991, shqiptarët u pushuan nga puna. Nuk kishte policë, mjekë apo nëpunës civilë shqiptarë. I vetmi televizion në gjuhën shqipe u mbyll. Të rinjtë shqiptarë nuk lejoheshin të luanin futboll në stadiume apo palestra. Ka pasur helmim të organizuar të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla”.
“Popullata shqiptare e Kosovës iu nënshtrua dhunës dhe shtypjes brutale. Serbët kryen qindra masakra ku u vranë më shumë se 12.000 shqiptarë, pa kursyer fëmijët, gratë dhe pleqtë”, shkruan ajo në artikullin e saj.
“Serbët përdhunuan gra dhe fëmijë, dogjën shtëpitë e tyre dhe plaçkitën pronat e tyre. Gjysma e popullsisë u detyrua të largohej. Të akuzuarit ishin ndër ata që qëndruan në mbrojtje të popullit dhe lirisë së tyre”.
Avokatët mbrojtës, vazhdon të tregojë ajo, argumentojnë se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare ku njerëzit mund të vinin dhe të largoheshin sipas dëshirës.
“Ata ishin fermerë, studentë, mësues dhe avokatë që nuk u trajnuan kurrë si ushtarë. Vullnetarët i drejtuan përpjekjet e tyre për të luftuar armikun ushtarak, jo popullsinë civile”.
“UÇK-ja ishte e paorganizuar dhe me burime të pamjaftueshme. Të papaguar, kishin armë të pakta dhe inferiore, mjete të dobëta komunikimi dhe uniformat e tyre ishin një përzierje e uniformave të ushtrisë kamuflazhuese të dërguara nga diaspora që jetonte në Gjermani, Zvicër dhe SHBA. Forcat e armatosura jugosllave nga ana tjetër kishin mbi 100,000 personel të mbështetur nga rreth 400,000 rezerva. Serbët kishin aeroplanë, tanke, raketa dhe po luftonin kundër vullnetarëve të rinj që mezi kishin mbajtur një armë më parë”, thotë më tej autorja malajziase.