Sabedin Qollaku është i dyshuari që ka shtënë në drejtim të Menderes Emini, duke e lënë të plagosur me një plumb në gjoks.
Ai pas këtij akti është arrestuar nga policia e Kosovës.
Gjatë kontrolles që i është bërë, i dyshuari kishte tetë plumba në karikator, ndërsa kishte edhe 15 plumba në një qese tjetër.
Viktima Menderes Emini për momentin është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar.