Australia ka regjistruar ditën më të nxehtë në dekadat e fundit, pasi termometri në një qytet të largët bregdetar shënoi 50.7 gradë Celsius.
Një temperaturë e tillë në Onslou, në Australinë Perëndimore, ishte parë më parë në vitin 1962 në Australinë e Jugut. Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në qytet në këtë periudhë të vitit është 36.5C.
Ndërsa dy qytete të tjera, Mardi dhe Robërn, raportuan temperatura mbi 50C. Departamenti i Meteorologjisë, tha se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon është shkaktuar nga mungesa e stuhive.
Autoritet kanë këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes shtesë dhe të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar.
Këto temperatura ekstreme vinë pasi Australia u përfshi nga zjarre masive muajin e kaluar ku shumë njerëz u evakuuan ndërsa dëmet ishin të mëdha.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk ndërmarrin masa.