Katër fëmijë humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur rëndë gjatë një feste në një shkollë në Australi pasi ranë nga një lartësi 10 metra nga një kështjellë prej gome e cila u ngrit në ajër nga era e fuqishme . Fëmijët në shkollën fillore “Hillcrest” në Devonport, në bregun verior të Tasmanisë, po festonin fundin e vitit shkollor kur era e ngriti kështjellën në ajër.
“Nxënësit e klasës së nëntë ë shkollës fillore Hillcrest ranë nga një lartësi prej rreth 10 metrash pasi era e fuqishme përfshiu lodrën e tyre të gomës rreth orës 10 të mëngjesit”, shkruan Policia e Tasmanisë në një deklaratë.