Ka qenë një koment i një ndjekësi në një prej postimeve të saj në InstaStory që e ka irrituar keq këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe.
“Plakat në sulm”, ka shkruar një komentues në një video ku shfaqet Aurela Gaçe duke kënduar.
Kaq ka mjaftuar që Aurela të shpërthejë ndaj tij, duke i dedikuar një status personit në fjalë, ku i tregon gishtin e mesit, si dhe i “sugjeron” që t’i “puthë b*thën e saj të bukur labe”.
“Në këtë rast ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë ju dërgoj shumë dashuri. (Tregon gishtin e mesit) Kiss my fu*king *ss. Apo e do shqip? Më puth b**** time labe”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që Aurela shquhet për temperamentin e saj dinamik dhe energjinë e saj që shfaq në skenë dhe në performanca të ndryshme.