Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë. Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa të huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veturë është lajmëruar si e vjedhur në një shtet Evropian.
Sipas Doganës, më pastaj në bashkëpunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmeruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet nga Dogana e Kosovës.