Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Pllanaj, 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.‘Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç”
Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.I plagosuri është Dedë Planaj, djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.