Një faqe e krijuar mbrëmë në Facebook që bëri thirrje që të mbrohet flamuri kombëtar tek Rrethi i Flamurit në Prishtinë është tërhequr sot.
Por, kështu nuk kanë vepruar qytetarë të shumtë që e kanë ndjekur këtë faqe, të cilët kanë postuar fotografi “në pritje”.
Në një njoftim të ri të kësaj faqeje, mes tjerash thuhet:
“Nuk duam të krijojmë incidente të panevojshme. Dhe kërkojmë që të respektohet ligji në përpikmëri dhe mos të provokohet nga askush më tutje kjo situatë, prandaj nuk do të qendrojmë aty nga ora 08:00 siq kemi lajmeruar por ne rast se ka nevoje do te vendosim bashke se a do mblidhemi me vone.
Komuna e Qeveria kanë probleme shumë më të mëdha sesa mbulimi me flamuj gjithandaj edhe atë me imponim. Flamujt vendosën me polici vetëm në shtete diktatoriale e shoviniste. Nese duan le ta bëjnë. Munden.
Veq në një vend është i vendosur flamuri kombëtar, zonë që tashme njihet si “Rrethi i Flamurit” dhe kjo po tentohet të mbulohet. Kështu po veprohet tash e sa kohë duke u tentuar të zhduket çdo gjë kombëtare për të shpikur diçka nga asgjëja. Luftë ndaj vetvetës, komplekse, inferioritet.
Flamuri i Kosovës nuk duhet promovuar si rival ndaj askujt mbase as karshi flamurit serb por karshi politikes serbe. Por fatkeqsisht me Serbine nuk i ka punet keq Qeveria ajo edhe e mbanë këtë Qeveri. Flamuri kombëtar nuk është ai që duhët përulur për ta ngritur shtetin tonë, ai duhet respketuar sepse ai eshte historia e ketij shteti. Ai na shoqeroi vazhdimisht ne cdo beteje historike, ai eshte flamur çlirimtar”.
Megjithatë, në komente në këtë postim janë shfaqur disa qytetarë të cilët kanë lajmëruar se janë “në pritje”.