GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Asociacioni i Komunave të Kosovës kundër shtrëngimit të masave, kërkohet angazhim në vaksinimin e popullsisë

28/11/2021
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Asociacioni i Komunave të Kosovës kundër shtrëngimit të masave, kërkohet angazhim në vaksinimin e popullsisë
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për koordinim dhe vlerësim shqyrtoi dje situatën me COVID-19, me çrast u tha se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të merre masa të reja sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19.

Mirëpo, masat e reja po kundërshtohen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se situata me COVID-19 është shumë e qetë, andaj edhe Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të shtrëngoj masat, por duhet të gjej forma tjera për t’i stimuluar qytetarët që të vaksinohen.

Ai është shprehur se shpreson që ministri i ri do të sjellë përvoja nga SHBA’ja rreth formave për t’i obliguar qytetarët që të vaksinohen.

“Shpresojmë që ministri i ri do të sjellë përvoja nga SHBA rreth formave për t’i obliguar qytetarët të vaksinohen sepse masa e orës policore është më e tejkaluar. Situata është shumë e qetë dhe MSH duhet të gjejë forma, pasi që po thonë që kanë grupe të ekspertëve, për t’i stimuluar qytetarët për vaksinim e jo shtrëngim të mundshëm të panevojshëm të masave ndaj qytetarëve të cilët në masë të madhe iu kanë përgjigjur pozitivisht vaksinimit”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë duhet të angazhohet maksimalisht në vaksinimin e popullsisë, për shkak që sipas tij, arma e vetme kundër këtij virusi është vaksina e jo ora policore.

“Besojmë që më në fund do kemi ndonjë takim me MSH dhe pyetja e parë që mund t’i shtrohet Ministrit të MSH do të ishte a po e shton intensitetin virusi gjatë orës policore apo pse duhet të kemi një kufizim të tillë. Pra, MSH duhet maksimalishtë të angazhohet në vaksinim të popullatës sepse kjo është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore se është arma e vetme kundër virusit e jo ora policore”, ka shtuar ai.

Tags: asosacionikomunatSazan ibrahimi
ShareTweetShare
Previous Post

Dua Lipa uron 109 vjetorin e pavarësisë: Publikon foto duke bërë me duar shqiponjën

Next Post

Makina godet drejtuesin e biçikletës në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Next Post
Makina godet drejtuesin e biçikletës në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Makina godet drejtuesin e biçikletës në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Lajmet e fundit

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.