Analistët politikë në vend formimin e Asociacionit po e shohin si çelësin e rikuperimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian (BE).
Profesori universitar Dritëro Arifi, i tha Ekonomia Online se rikuperimi i marrëdhënieve me Amerikën e BE-në mund të bëhet vetëm me formimin e Asociacionit, sipas tij, për këtë duhet një vullnet politikë për ta bërë këtë.
“Mundemi me çdo kryeministret tjetër nëse elita politike në Kosovë e ka një qëndrim të definuar për çështjen e marrëveshjes se Ohrit, prandaj ende nuk kemi qëndrim të definuar a dëshirojmë apo nuk dëshirojmë ta bëjmë Asociacionin”
“Këtu është problemi i vetëm i Kosovës, të tjerat janë pasoj, të tjerat nuk janë problem i Kosovës janë problem të cilat perëndimi nuk po e ka një gjuhë që ta zgjidhë problemin e Kosovës. Po Kosova e ka veç një obligim me e formuar Asociacioni, nëse dëshirojmë me e formua, por kjo varet nga vullneti politik i elitës politike. Pra nëse ka vullnet Kosova i rikuperon të gjitha problemet që i ka sidomos me ShBA dhe BE-në”, tha ai.
Ai theksoi se serbët në Kosovë kanë të drejta më së shumti në Evropë dhe që ato i keqpërdor.
“Absolutisht është problemi kryesor, sepse nuk ka pakicë e cila i ka të gjitha këto të drejta dhe i keqpërdorë. Pra është i vetmi vend në Evropë që edhe ka drejta më shumë edhe keqpërdoren”, tha Arifi për EO.
Analisti politik, Arbonr Sadiku, tha se ka pasur një qarje të raporteve ndërkombëtare midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është e vërtet që kemi pasur një qarje të raporteve ndërkombëtare midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për faktin që Kosova në një farë forme besimin e dhënë nga ShBA e ka marr si të mirëqene dhe si një shabllon, i cili do të vazhdoj në vazhdimësi pavarësisht veprimeve tona të brendshme që reflektojnë në politikën e jashtme dhe në politikën ndërkombëtare”.
“Kjo u pa që ka qenë një perceptim i gabuar sepse ShBA nuk kanë më asnjë vend, raporte miqësore të përhershëm, por kanë më tepër realizim të interesave qoftë politikës ndërkombëtare, qoftë edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimorë”, tha ai.
Ai tha se rikuperimi i marrëdhënieve nuk do të jetë i menjëhershëm, por sipas tij, së paku duhet të plotësohen kërkesat e ShBA-së e BE-së që të paktën Kosova të mos dëmtohet edhe më shumë.
“Ajo që vërehet deri më tani është që ka pasur një dëm ai është shkaktuar nga vetë Kosova, rikuperimi i tyre do të mund të behej jo i menjëhershëm po së paku që të arrihej një marrëveshje për këto tri pikat që i ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare”.
“Praktikisht unë mendoj që Kurti do ta ketë të vështirë që t’i rikuperoj dhe ta fitoj besimin e menjëhershme të ShBA-ve, por në rast se arrin një marrëveshje konsideroj që të paktën Kosova nuk do të arrij që të dëmtohet më masën e caktuar”, tha ai.