GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Asnjë stoli për Ramazan, komuna bëri shkelje ligjore me tender

28/02/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Asnjë stoli për Ramazan, komuna bëri shkelje ligjore me tender
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina, një qytet që gjithmonë ka pasur zbukurime për festat e fundvitit, këtë vit mbeti pa dekorime për muajin e shenjtë të Ramazanit. Kjo mungesë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kritikuan Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për mosvendosjen e zbukurimeve, ashtu siç bëhet rregullisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por edhe për Ramazan viteve të fundit, shkruan Demorkacia.com.

Komentet në Facebook ishin të shumta dhe të larmishme, nga ata që akuzonin institucionet për mungesë barazie në festime, e deri tek ata që ironizonin me pretekstin se ndriçimi i xhamive dhe kandilët e ndezur ishin mjaftueshëm. “Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri nuk kursehen, por për Ramazan, si duket, nuk paska fonde”, shkruante një komentues, ndërsa të tjerë tregonin se si në vite më parë Prishtina ishte stolisur me gjysmehëna, drita dhe dekorime që simbolizonin festën e myslimanëve.

Por, mungesa e dekorimeve mund të lidhet edhe me një problem më të thellë: pengesat në procesin e prokurimit. Një tender për dekorime verore, dimërore dhe për shënimin e datave me rëndësi ka ngecur në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), pas konstatimit të shkeljeve ligjore.

Komuna shpalli fituesit e tenderit në dhjetorë, i cili parashihte edhe dekorimet për festat në verë, por me datën 06.01.2025, OE “AGRI BAU SH.P.K.” ka paraqitur një ankesë zyrtare kundër Autoritetit Kontraktues (AK) të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Ankesa vjen pas njoftimit të dhënies së kontratës për projektin “Ritender – DEKORIMET VERORE, DIMËRORE DHE SHËNIMI I DATAVE ME RËNDËSI”, i cili u rekomandua për kontratë OE “Te Fatosi” – Prishtinë.

Prokurimi, me nr. të identifikimit 616-24-8967-2-1-1, u realizua nëpër një procedurë të hapur me një vlerë të parashikuar prej 150,000 eurove. Megjithatë, eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka gjetur disa shkelje në procesin e vlerësimit dhe ka rekomanduar rishqyrtimin e ofertës së OE “Te Fatosi”.

Gjatë shqyrtimit të pretendimeve të “AGRI BAU SH.P.K.”, eksperti shqyrtues ka konfirmuar disa pikëpyetje që lidhen me dokumentacionin e kërkuar dhe plotësimin e kritereve teknike nga operatori ekonomik fitues. Sipas raportit të ekspertit, disa dokumente dhe dëshmi teknike që u dorëzuan nuk përputhen plotësisht me kërkesat e specifikuara, duke lënë hapësirë për mosmarrëveshje dhe interpretim të gabuar të kushteve të tenderit.

Në lidhje me pretendimin e parë, eksperti shqyrtues ka konstatuar se OE “AGRI BAU SH.P.K.” ka dorëzuar dokumentacion të nevojshëm për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve teknike, megjithatë, AK duhet të sigurojë që gjatë fazës së sqarimeve të gjitha dokumentet të verifikohen në mënyrë objektive, duke respektuar dispozitat ligjore relevante.

Pretendimi i dytë lidhet me procedurën e rishqyrtimit të ofertës së OE “Te Fatosi” dhe reagimin e AK-së nëpër një seri vendimesh administrative, të cilat sipas ekspertit shqyrtues nuk kanë qenë gjithmonë të bazuar në argumente të qëndrueshme ligjore.

Ndërsa për pretendimin e tretë, lidhur me vërtetësinë e certifikatës ISO 9001:20215 të dorëzuar nga OE “Te Fatosi”, eksperti shqyrtues ka rekomanduar që AK të kthejë në rivlerësim këtë çështje dhe të sigurojë verifikimin e dokumentacionit teknik në mënyrë të pavarur dhe të sinqertë.

Në përfundim, eksperti shqyrtues ka propozuar që ankesa e OE “AGRI BAU SH.P.K.” të aprovohet si e bazuar, njoftimi për dhënie të kontratës të anulohet dhe që lënda të kthehet në rivlerësim për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent të prokurimit publik.

Për të shqyrtuar vendimin e eksperti fjalën përfundimtare duhet ta jep Paneli i OSHP-së, i cili nuk ka marr vendim ende.

Ironikisht, vetëm një vit më parë, kryetari Përparim Rama ndante këto fjalë në një postim në Facebook, duke shoqëruar edhe me foto të zbukurimeve për Ramazan: “Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice.
Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve.
Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit ‘Begler’ i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër.
Ndërsa sonte ju pres te Xhamia e Gurit, në ora 20:30 bashkë me kryemiftiun e BIK, Naim Tërrnava, për të parë zonën e zbukuruar”.

Një vit më vonë, dritat janë fikur dhe bashkë me to edhe premtimet për një qytet të zbukuruar për të gjithë. /Demokracia.com/

 

Tags: PrishtinaRamazanstolitender
ShareTweetShare
Previous Post

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Serbi është në interesin tonë

Next Post

Shkarkohet u.d. kryeshefi i KEK-ut, emërohet përkohësisht tjetri

Next Post
KEK-u për shpronësimet e tokave në Shipitullë: Shqetësimet i kemi adresuar tek organet e drejtësisë

Shkarkohet u.d. kryeshefi i KEK-ut, emërohet përkohësisht tjetri

Lajmet e fundit

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

09/05/2025
Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

09/05/2025
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

09/05/2025
Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e marrura në Kuvend

09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.