Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe nga Coronavirusi janë shëruar 27 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 545.
Njoftimi i plotë:
05 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917
Në total numri i rasteve aktive është 545.