Artan Asllani nga organizata ‘Ballkan SunfloWers’ tregoi për sfidat me të cilat po përballen komunitetet romë, egjiptianë dhe ashkali në Kosovë, duke thënë se diskriminimi dhe racizmi në Kosovë iu imponohet fëmijëve shqiptarë qysh në fëmijëri.
“Komunitetet, prej momentit që dalin prej shtëpisë, deri sa të shkojnë në shkollë e kthehen prej shkollës, janë të diskriminuar, trajtohen ndryshe, janë të përjashtuar prej shoqërisë”, u shpreh tutje Asllani.
“Akuzohemi që po braktisim shkollën, akuzohemi se nuk duam të shkollohemi, nuk ka fëmijë në botë që nuk dëshiron të shkollohet, por ai nuk pritet mirë në shkollë, në momentin kur vjen në shkollë nuk pritet mirë nga shokët dhe shoqet e klasës, nga mësimdhënësit e as nga stafi i shkollë, ai apo ajo automatikisht heziton të vijojë mësimin”.
Në fund, mesazhi i Asllani drejtuar institucioneve ishte që komunitetet romë, egjiptianë dhe ashkali jo që vetëm të trajtohen të barabartë, por të trajtohen në mënyrë të veçantë, në mënyrë që të nivelizohen në shoqëri me komunitetin shqiptarë.
“Mos na trajtoni barabartë, kemi nevojë për trajtim më të veçantë, na ofroni, nuk mundemi me ndryshu ne vetëm, duhet të na ndihmoni, të na zgjatni dorën, nëse diskriminohemi vazhdimisht ne do të detyrohemi të braktisim shkollën”, tha Asllani.