Silvia Caruso është një yll italian i Instagramit, të cilën vetëm në këtë rrjet social, e ndjekin mbi 1.6 milionë fansa nga e mbarë bota, transmeton Zeri.info.
Manekinia dhe udhëheqësja televizive, vëmendjen e ka tërhequr me pamjen e saj atraktive si dhe me fotot e saj të nxehta të cilat i publikon në baza ditore, ndërsa ai që e shikon trupin dhe bukurinë e saj, e ka të vështirë t’i rezistoj.
Silvia ka lindur në , ndërsa fotot e saj kanë zbukuruar ballinat e shumë revistave të njohura në botë. Dhe që nga viti 2016 kur ka filluar të ekspozohet për publikun, në jetën e saj nuk është ndryshuar shumë – edhe më tutje adhuron udhëtimet dhe kënaqet me mënyrën luksoze të të jetuarit, shkruan më tej zeri.info.
Popullariteti i saj është zgjeruar edhe jashtë kufijve të Italisë dhe ky vend kohëve të fundit është bërë shumë pak i vizituar nga ajo. Momentalisht gjendet në Afrikën e Jugut, por pa marrë parasysh se ku gjendet, miqtë e saj janë të sigurt se nga ajo do të marrin vazhdimisht foto provokuese.