Dje përfundoi konferenca dy-ditore e Sigurisë në Munih të Gjermanisë ku pjesëmarrës ishin liderë të të gjitha vendeve të botës demokratike përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Por, pavarësisht kësaj, nuk ka pasur takim midis liderëve të SHBA-ve dhe atyre të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç mund të shihet në webfaqen e Kryeministrisë ka zhvilluar afër 20 takime të rëndësishme me krerë të shteteve të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, por nuk është takuar me udhëheqësit e shtetit të SHBA-ve.
Në anën tjetër, takime të rëndësishme ka pasur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu. Sipas webfaqes së Presidencës, ajo ka zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, por nuk është takuar me udhëheqësit amerikanë të shtetit.
Marrëdhëniet Kosovë – Serbi kanë qenë temë diskutimi në opinionin publik në Kosovë për një kohë të gjatë, sidomos mbi faktin se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ende nuk ka zhvilluar vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, analistët e kanë vlerësuar si politike arsyen pse Kurti nuk i ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës