Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për
periudhën janar 2023.
Në janar 2023 (M1 2023) pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në
territorin e Kosovës.
Në janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është 38,465 prej tyre 40.87% janë vendor
dhe 59.13% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138 prej tyre 44.79% nga
vendorët dhe 55.21% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13,870 vizitor, ndërsa numrin më të
madh të net qëndrimi e ka regjioni i Pejës me 23,520 net qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë.
Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj.