GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

ASK: Në 10 vitet e fundit, në Kosovë janë 104 persona që janë pagëzuar me emrin Flamur

28/11/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
ASK: Në 10 vitet e fundit, në Kosovë janë 104 persona që janë pagëzuar me emrin Flamur
Share on FacebookShare on Twitter

Emrin Flamur ia kanë vendosur prindërit. Por, më shumë me insistim të babit të tij, Hazir Shalës.

Kjo, për shkak se i njëjti ishte i burgosur për idetë e tij politike, e që ishin për flamur, për bashkimin e shqiptarëve e për gjuhë letrare.

Djali i Hazirit, Flamur Shala, i cili është prof.Asoc.Dr, thotë se vendosja e emrit Flamur ishte një lloj proteste, për të plotësuar kërkesën e patjetërsueshme, historike e kombëtare të identitetit kombëtar.

“Unë jam pagëzuar nga prindërit e mi, nga babai, Prof. Hazir Shala. Babai im, Prof. Hazir Shala, është njëri nga ata intelektualë që janë burgosur për idetë e tyre politike: për një flamur, për një gjuhë letrare e për bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Ishte bashkëthemelues i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, grupi i të cilit kishte filluar së vepruari fshehtë që në fund të viteve 50-ta të shek XX, sa ishte student. Kjo Lëvizje u zgjerua shumë deri në vitin 1964, deri në arrestimet dhe dënimet e rënda me burgje politike të shumë pjesëtarëve të saj. Lëvizja Kombëtare në Kosovë kishte vazhduar aktivitetet e saj edhe pas burgosjes së anëtarëve të saj, gjatë gjithë viteve 80-ta e 90-ta deri në Luftën e Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Shala.

Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), kanë dhënë statistika vetëm për 10 vjeteshin e fundit.

“Në 10 vjetshin e fundit në Kosovë, numri i personave me emrin Flamur është 104 persona”, thuhet në përgjigjen e ASK-së.

Kurse, kanë bërë të ditur edhe sa është numri i personave me emrin Vlorë, Valon e Marigona, shkruan Frontonline

“Vlora janë: 52 persona, Valon janë: 79 persona dhe Marigona janë: 139 persona”, kanë thënë nga ASK-ja.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi që nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shqipëria këtë vit shënon përvjetorin e 110 të pavarësisë

Tags: 28 NentorFlamur.
ShareTweetShare
Previous Post

Presidentja Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!

Next Post

Në festën e 28 nëntorit, Memli Krasniqi lidh bashkë Krujën, Vlorën e Prekazin

Next Post
Në festën e 28 nëntorit, Memli Krasniqi lidh bashkë Krujën, Vlorën e Prekazin

Në festën e 28 nëntorit, Memli Krasniqi lidh bashkë Krujën, Vlorën e Prekazin

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.