Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka folur pas takimit trepalësh, mes tij kryeministrit Kurti dhe dy diplomatëve të Bashkimit Europian, duke thënë si zakonisht se ishte Kurti ai që nuk po pranon propozimet për kompromis.
Siç tha Vucic pas mbarimit të takimit me Kurtin dhe Borrell, Serbia ka pranuar propozimet e kompromisit nga BE, por jo edhe Kurti.
“Ne i zhvilluam bisedimet, dhe mendoj se ishin të pa suksesshme, në kuptimin e gjetjes se një rruge të qartë për normalizimin e marrëdhënieve, të gjithë kemi propozimet tona, si ne edhe shqiptarët. Në fund ne si Serbi i pranuam propozimet e kompromisit, Kurti nuk deshi t’i pranoj dhe takimi përfundoj”, tha Vucic para gazetarëve në Bruksel.
Tutje siç po pretendon Vucic, Serbia nuk iu ka shmangur obligimeve, ndërsa shtoi se Kurti po refuzon propozimeve të Bashkimi Europian , ndërsa ka thënë se kjo do të konfirmohet edhe nga BE.
“Është e qartë që Kurti thjeshtë po i shmanget themelimit të Asociacionit të komunave (me shumicë) serbe, kjo është thelbi i të gjithës, Serbia nuk i shmanget obligimeve të veta, por ne iu kemi thënë në të vërtetë iu ka thënë edhe BE se cili do duhej të ishte udhërrëfyesi i veprimeve dhe atë propozim të tyre ne e kemi pranuar edhe pse nuk është aspak i lehtë për ne, ne e pranuam, Kurti e refuzoj, kjo është e gjitha. Mendoj se se shpejti do e merrni edhe një konfirmimn nga zyrtarët e BE’së.”, tha Vucic ndër të tjera./