Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Asambleistët e partisë AAK, nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal, shkruan Gazeta Papirus.
Ata kanë renditur disa arsye.
Postimi i plotë:
Njoftim nga Asambleistët e AAK-së Prishtinë
❗️Asgjë kundër ligjit
Grupi i Asamblesitëve të AAK-së Prishtinë njofton opinionin publik se sot me datë 14.09.2023 e enjte, nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëligjshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës e thirrur si seancë e jashtëzakonshme për Miratimin e Buxhetit për vitin 2024.
‼️Kryetari Rama me partnerët e tij vazhdon ta promovoj sjelljen jodemokratike në Qeverisjen e Kryeqytetit.
‼️Pa zbatim të plotë të ligjit vepron duke mosmbrojtur e promovuar interesat e qytetarëve duke funksionuar jashtëligjshëm madje duke thirrur seancë të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit prej 123,699,998 €. me Kryesues të Paligjshëm.
‼️Kryetari i Kryeqytetit nuk po e përfaqëson Komunën, po interesin e tij e të vartësve të tij, duke mospërfillur shqyrtimet e ligjshmërisë.
‼️Këto veprime NUK janë në përputhje me Kushtetutën e ligjet.
Andaj, ju njoftojmë se Asamblesitët tanë nuk do të marrin pjesë në seanca të cilat janë në kundërshtim me autoritetet e larta shtetërore.
Prishtinë, 14.09.2023