Granit Xhaka i dha fund aventurës në “Emirates Stadium”, pas gjashtë vitesh.
Futbollisti shqiptar e mbajti shiritin e kapitenit te kjo skuadrës duke u shëndrruar në një nga futbollistët më të dashur të tifozëve londinez.
E largimi i tij e ka prekur edhe trajnerin Mikel Arteta.
Spanjolli i kishte dhënë besim mesfushorit në momentet e vështira të Xhakës në Londër.
E Arteta, zgjodhi fjalë prekësë në lamtumirën e mesfushorit më pasaportë zvicerane.
“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik. Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë. Faleminderit do të ishte pak.
I urojmë më të mirat atij dhe familjes në këtë aventurë të re profesionale. Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin”, deklaroi Arteta.
Granit Xhaka, karierën do ta vijoj në Bundesliga te skuadra e Bayer Leverkusen.