Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka nderuar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, përpara lamtumirës së tij të mundshme nesër (e diel). Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Arsenali për t’u transferim te Bayer Leverkusen këtë verë dhe trajneri spanjoll ka folur për të duke e lavdëruar.
“Nuk mund të flas dhe nuk do të flas për të ardhmen e asnjë lojtari. Duhet të mbyllim sezonin dhe më pas do të planifikojmë sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Për mua, ai është vendimtar. Me të vërtetë shumë i rëndësishëm, në çdo nivel. Mendoj për ekipin dhe për klubin gjithashtu. Në momentet e mëdha si sezoni që ka pasur, dhe në ato të vështirat”.
“Ne jemi bërë një klub më i mirë dhe njerëz më të mirë dhe kemi kuptuar situata të caktuara shumë më mirë sesa thjesht t’i gjykojmë ato”.
“Mendoj se klubi dhe shumë njerëz kanë bërë shumë mirë për të gërmuar atje dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi emocionalisht dhe pse po ndodhnin ato reagime. Dhe duke pasur guximin të themi në rregull, le ta kthejmë situatën dhe ta përballojmë atë”.
“Do të ketë momente dyshimi, por nëse besoni në atë që po bëni dhe dilni ballë për ballë dhe thoni atë që ndjeni, normalisht gjërat shkojnë shumë mirë”.
“Shikoni si sillet. Jo vetëm ai (Xhaka), kemi edhe disa të tjerë që janë absolutisht një gëzim për ata djem. Mënyra se si i trajtojnë ata”.
“Është një gatishmëri e ndershme dhe unike për t’i ndihmuar ata. Nuk është akt. Nuk është sepse ata mendojnë se duhet të jetë roli i tyre. Është e vërtetë. Dhe kjo është ajo që bën diferencën”.
“Ne kemi katër ose pesë lojtarë në zhveshtore që kanë qenë kritikë që ata lojtarë të rriten, të kenë mbështetjen e duhur dhe t’i frymëzojnë ata”.
“Dhe në momentin e duhur për t’i sfiduar ata, për t’i çuar në drejtimin e duhur kur tundohen të shkojnë diku tjetër. Ju keni nevojë për atë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.