Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, ka reaguar në lidhje me vonesat dhe problemet teknike të raportuara nga KQZ në procesin e numërimit të votave.
Nimani ka thënë se këto vonesa janë shqetësuese dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve si dhe krijojnë pasiguri e dyshime mbi transaprencën dhe menaxhimin zgjedhor.
”Vonesat dhe problemet teknike të raportuara nga KQZ në procesin e numërimit të votave janë shqetësuese dhe dëmtojnë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve. Ligji është i qartë-numërimi i votave për kandidatët duhej të kishte nisur të hënën në orën 08:00 në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.