Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Forumi Intelektual E30 Artan Nimani, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të njerëzve intelektualë dhe akademikë në politikë, shkruan Gazeta Papirus.
Në një postim të tij, Nimani ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për njerëz që jo vetëm dinë, por edhe kanë vullnet për të punuar për interesin e përgjithshëm të vendit.
“Prandaj, duke përkrahur dhe votuar 137 dhe Artanin me nr. 25, ju keni vendosur për vlerat e vërteta intelektuale,” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për njerëz intelektualë dhe akademikë që dinë dhe kanë vullnet për të punuar për qytetarët e këtij vendi. Prandaj, duke përkrahur dhe votuar 137 dhe Artanin me nr. 25, ju keni vendosur për vlerat e vërteta intelektuale. /Gazeta Papirus/
➡️ #voto 137 ✔️ Për Kosovën Fituese
➡️ #voto 25 ✔️ Artan Nimani