Detaje të reja në lidhje me skandalin e pagave të bërë publike pak ditë më parë. Një nga emrat që spikati në këtë listë ishte edhe ai i aktores Monika Lubonja, e cila rezultonte si këshilltare e Bashkisë së Tiranës dhe merrte një rrogë prej 114,000.00 lekë.
Kujtojmë se, Monika prej tre muajsh është pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe është komentuar jo pak që aktore në profesion, rezulton në listat e të punësuarve në bashkinë e Tiranës.
I ftuar në një emision, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren kur tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda “Big Brother VIP”.
“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, tha Hoxha.